Marseja, sërish arenë trazirash. Këtë herë polakët dhe ukrainasit

Policia franceze është dashur të ndërhyjë në përleshjet mes tifozëve polakë në qytetin e Marsejës, teksa ka arrestuar dy prej tyre pikërisht përpara sfidës së fundit në grup për Europianin, mes Polonisë dhe Ukrainës.

Mijëra tifozë të zjarrtë polakë mbushën rrugët e ngushta të lagjes “Vieux Port” (Porti i vjetër) në qytetin bregdetar, duke konsumuar alkool, duke kënduar, e më pas duke hedhur edhe tymuese përpara fillimit të ndeshjes.

Polonisë i nevojitet të paktën një barazim për t’u kualifikuar në raundin e ardhshëm të 1/8-ave. Përleshjet nisën papritur mes një grupi tifozësh huliganë polakë, e po aq shpejt edhe u shua nga policia që qëndronte gjithsesi në gatishmëri.

Ndërkohë, edhe pse “Reuters” flet për përleshje mes tifozëve polakë, media të tjera flasin edhe për përleshje mes polakëve dhe ukrainasve. Polonia dhe Ukraina, pavarësisht se vende fqinje dhe dikur organizatore të Europianit 2012, kanë marrëdhënie të ftohta diplomatike me njëra-tjetrën.

Ndërsa pamje të publikuara tregojnë fansat duke marshuar rrugëve të Marsejës duke mbajtur parrulla në duar, duke ndezur flakadanë dhe duke hedhur shishe uji.

Dhuna mes tifozëve ka karakterizuar që prej ditëve të para turneun e Francës, ndërsa UEFA kërcënoi Anglinë dhe Rusinë se do t’i përjashtonte nga Europiani. Por prej atëherë duket se situata është qetësuar disi, transmeton Top Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button