Mali i Zi, Ambasada e EBA-së i donoi Bashkësisë Islame 6 ton hurme

Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në Mal të Zi sot i ka donuar gjashtë ton hurme Bashkësisë islame të këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Ambasada e EBA-së theksuan se ky është viti i tretë që Emiratet i donojnë hurma Bashkësisë Islame në Mal të Zi.

“Ky është donacion i shejh Ibn Zajeda al-Nahjan, me ndërmjetësim të organizatës së Gjysmëhënës së Kuqe nga EBA. Kemi përgatitur 550 pakoja. Çdo pako ka nga 12 paketime prej një kilogram. Falënderojmë Bashkësinë Islame, e cila është partneri ynë në Mal të Zi. Shpresoj se të gjithë do të kenë dobi prej kësaj, dhe se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë”, tha me rastin e dorëzimit të donacionit Ibrahim Salem El-Alevi, konsull i ambasadës së EBA-së.

Sekretari i Bashkësisë Islame Fuad Çekiç, falënderoi për donacionin dhe porositi se pakot me hurme do të shpërndahen në të gjitha këshillat e bashkësisë së Malit të Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button