Deputetët pasdite do të votojnë për propozimin për impiçment të Ivanovit

­ Në Kuvendin e Maqedonisë pasdite duhet të votohet për Propozimin për ngritje të procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së presidentit Gjorge Ivanov, të parashtruar nga opozita, prejse do të përfundojnë me replika edhe nëntë deputetë të paraqitur.

Në suaza të seancës së 105-­të, e cila zgjat veçmë pesë ditë, deputetët diskutuan për përgjegjësinë e Ivanovit për vendimin për abolim dhe për tërheqje të mëvonshme.

Deputetët e LSDM­-së dhe BDI-­së konsiderojnë se presidenti duhet të bart përgjegjësi për falje dhe duhet të revokohet, derisa sërish deputetët e VMRO­-DPMNE-­së vlerësuan se iniciativa e opozitës është e pabazë.

Stefan Bogoev nga LSDM­-ja u bëri thirrje deputetëve të votojnë për përgjegjësi të Ivanovit, sepse, ashtu siç tha Maqedonisë i duhet president me të cilin do të krenohemi dhe i cili do t’i mbrojë Kushtetutën dhe ligjet… Paraprakisht, Komisioni kuvendor për vlerësim të justifikueshmërisë për ngritje të përgjegjësisë të presidentit e vlerësoi Propozimin si të pabazë.

Që të kalojë në seancën plenare Propozimin duhet ta përkrahin 82 deputetë, ndërsa derisa Kuvendi e voton Propozimin për impiçment të presidentit do të duhet të marrë vendim edhe Gjykata Kushtetuese e RM­-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button