Arrestohen gjashtë serbë që sulmuan Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës përmes një komunikate bën të ditur se ka arrestuar gjashtë burra serbë në Pejë pasi kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

“Njësiti policor në një pikë kontrolli ka ndaluar veturën Audi me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një i dyshuar mashkull (serb) shtetas i Serbisë, së bashku me pesë pasagjerë po ashtu të dyshuar meshkuj (serb) shtetas të Serbisë. Gjatë kontrollit të dokumentacionit të dyshuarit nën ndikimin e alkoolit kanë fyer zyrtarët policorë e më pas i kanë sulmuar”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Më tutje bëhet e ditur se si pasojë e sulmit katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button