Tetovarët e presin vitin e ri me shpresa për një të ardhme më të mirë

Në qytetin Tetovës të gjallëruar nga festa e vitit të ri, qytetarë të shumtë bëjnë përgatitjet e fundit për të pasur një tryezë më të begat në orët e mbrëmjes. Fëmijët janë ata që detyrojnë prindërit të përjetojnë më herët atmosferën festive që mbretëron në qytet. Një familje e ngushtë është e ngazëllyer nga kënaqësia që përjetojnë fëmijët deri sa ata blejnë tullumbacet e preferuara. Në anketën e bërë nga Portalb në mesin e qytetarëve Tetovarë, nata e vitit të ri për pjesën më të madhe të familjeve do të festohet në ambientet familjare. 

Tetovarët presin vitin e ri me shpresat për një të ardhme më të mirë dhe dëshirë për shëndet.

Bujari, thotë se natën e vitit të ri do ta festojë në shtëpi me familjen e tij. “Nuk kemi të ardhura për të festuar në mënyrë më luksoze. Jemi ët kënaqur me atë që kemi, ndërsa për vitin e ardhëshëm do të isha lutur për më shumë shëndet”, thotë Bujari.

Një qytetarë tjetër Bedri Jakupi, thotë se nuk ka menduar shumë për këtë festë, pasi për të ka qenë një vit shumë i vështirë. “Kam dalë me fëmijët me herët për të shëtitur pak dhe kthehemi në shtëpi. Brenga ime është për fëmijët, më së shumti që mund të bëjë për ta në këtë natë të vitit të ri është që të u blej ndonjë dhuratë të vogël”, thotë Bedriu.

Në qendër të Tetovës do të ketë një koncert i organizuar nga ana e komunës së Tetovës ku para mesnatës pritet të arrijë edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi . 
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë  ka apeluar deri tek qytetarët që të përmbahen nga përdorimi i armëve të zjarrit, blerja dhe përdorimi i fishekzjarrëve dhe llojeve tjera piroteknike, si dhe prishjet e ndryshe të rendit dhe të qetësisë publike. 

Policia paralajmëron se të njëjtit do të përballen me padi adekuate e cila për këtë lloj kundërvajtje lëvizin nga 200 deri në 500 euro. Krahas kësaj, varësisht nga rrethanat dhe pasojat, sjelljet e papërgjegjshme do të sanksionohen edhe me padi penale.

 Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë me seriozitet edhe njëherë këshillon  se përdorimi i armëve të zjarrit dhe shfrytëzimi i pakujdesshëm i fishekzjarrëve nga ana e të miturve shumë lehtë mund të sjell në pikëpyetje sigurinë e tij dhe të qytetarëve tjerë. Ndërsa në rrugët e Tetovës është një atmosferë tjetër ku mjetet piroteknike janë në çdo qosh, edhe ata shiten në mënyrë të lirë , pa mos u vërejture nga policët të cilët nuk janë të paktët në numër nëpër qytet.  

     

Lajme të ngjashme

Back to top button