Trajanovski: Kërkoj nga “Revolucioni Laraman” që të mos e terrorizojnë Shkupin (VIDEO)

Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, sot ka kërkuar që “Revolucioni Laraman” të ndalojë me shkatërrimin e qendrës së qytetit, njofton Portalb.

Ai thotë se pas incidentit të mbrëmshëm, në të cilën u dëmtua ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë dhe njëkohësisht ka pasur edhe tentativë për ta rrëzuar përmendoren e “Prometheut” në “Parkun e Gruas” përballë Kuvendit, duhet të ndalojë me terrorizim të kryeqytetit.

“Kërkoj që të ndalojnë, ta terrorizojnë kryeqytetin. Kërkoj që t’i lënë qytetarët në qetësi. Kërkoj që të mos i mbajnë peng qytetarët e Shkupit. Gjithashtu, kërkoj që të mos vijnë me autobusë nga qytetet tjera që ta shkatërrojnë kryeqytetin”, thotë Trajanovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button