BE, realizohet pagesa prej 7.5 miliardë euro për Greqinë

Kryetari i Mekanizmit Evropian për Stabilitet (ESM), Klaus Regling, tha se “ESM sot e realizoi pagesën prej 7.5 miliardë eurosh për Greqinë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Regling, pas takimit me ministrin grek të Financave Oklid Çakalotos në kuadër të vizitës në Athinë tha se kjo pagesë është realizuar si pjesë e re e pakos për shpëtim.

Duke theksuar se ESM do të vazhdojë që si organizatë kreditore të ofrojë kredi për Greqinë në kushte të përshtatshme, Regling informoi se kësaj radhe është ofruar kredi në afat prej 32 vitesh me kamatë prej 0.8 përqind.

Ai rikujtoi se janë angazhim i Eurogrupit kur bëhet fjalë për lehtësimin e borxhit. “Nuk mund të themi se deri më tani nuk është bërë asgjë në lidhje me këtë. Nëse shfaqet nevoja, mund të realizohet lehtësim edhe më i madh se ky”, tha Regling.

Kreu i ESM-së shtoi se në kuadër të marrëveshjes së arritur me kreditorët nuk do të ndryshojnë shumë qëllimet jashtë kamatës prej 3.5 përqind për Greqinë në vitin 2018. “Duhet ta respektoj marrëveshjen”, tha ai.

Nga ana tjetër, Çakalotos u shpreh se bisedimet në lidhje me lehtësimin e borxhit të Greqisë do të vazhdojnë deri në fund të këtij viti.

Në deklaratën e bordit drejtues të premten e kaluar, ishte thënë se është miratuar pjesa e kredisë që do t’i jepet Greqisë dhe në rast se arrihen ndryshimet e synuara, atëherë do të lirohet edhe pjesa prej 2.8 miliardë eurosh në muajin shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button