Ja pse duhet të pini lëng të boronicës

Pirja e lëngut të boronicës së kuqe mund të ulë përdorimin e antibiotikëve duke ju ndihmuar që të pastroheni nga infeksionet, sidomos ato në traktin urinar, thonë shkencëtarët.

Infeksionet e traktit urinar janë infeksionet më të zakonshme bakteriale, me gjashtë në dhjetë gra që vuajnë nga infeksionet e tilla përgjatë jetës së tyre.

Antibiotikët janë zakonisht trajtimi i parë që përdoret, por që mjekët nuk janë duke e rekomanduar edhe aq.

 

Një studim 24-javor i Universitetit të Bostonit gjeti se gratë të cilat kishin përjetuar infeksione në traktin urinar, kishin arritur që të largonin infeksionet duke pirë lëng boronice të kuqe çdo ditë, transmeton Gazeta Express.

Ekspertët e shëndetit thonë se boronica e kuqe i ndihmon gratë që të shërohen nga infeksionet në trakt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button