Policia e Manastirit bën kontrolle të paparalajmëruara që ta sheh se a qëndron në shtëpi Taleski

Policia e Manastirit disa herë e ka vërtetuar kryetarin e Komunës, Vlladimir Taleski, se a është në shtëpi pasi që dje në ora 12, edhe formalisht ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Penale për arrest shtëpiak, njofton Portalb.

Zëdhënësja e Sektorit të Punëve të Brendshme të Manastirit, Sanja Stamatova, thotë se policia e ka gjetur Talevskin në shtëni, në banesën në rrugën “Bonde Skerlevski” në Manastir, dhe ia kanë dorëzuar vendimin.

“Nga atëherë deri më tani, paparalajmëruar e viziton banesën e Taleskit që të shohë se a është ai në shtëpi dhe se a e respekton vendimin gjyqësor. Tani për tani nuk ka problem”, thotë Stamatova, transmeton Portalb.

Në Manastir, disa ditë dëgjojmë se si këshilltarët e VMRO – DPMNE-së, mundohet që ta mbrojnë Vlladimir Taleski nga akuzat për krim prej 360.000 euro. Manastirasit i pyesin këto këshilltarë se a e mbrojnë për stadiumin që e ka ndërtuar, a e mbrojnë për Shtëpinë e Oficerëve që e ka rinovuar, a ndoshta, për fontanën përpara muzeut që e ka shkatërruar, ose e mbrojnë për 250 milionë eurot e manastirasve të harxhuara në mënyrë të pakuptueshme”, tha Aleksandar Kasapov, këshilltar i PLD-së.

Sipas Kasapov, nëse Taleski nuk jep dorëheqje, këshilltarët e PLD-së, në seancën e parë të radhës do të kërkojnë nga këshilli që të votojë rekomandim me të cilin, Taleskit do t’i propozohet të jep dorëheqje, me çka Këshilli si organ i Komunës do të distancohet nga akuzat për krim të rëndë prej 360.000 eurove. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button