EURO 2016, drejt përfundimit ndeshjet e grupeve

Nesër në ditën e 13-të të Kampionatit Evropian të Futbollit (EURO 2016), do të luhen katër ndeshjet e fundit të grupeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy ndeshjet e grupit F do të fillojnë në orën 18:00, ku Hungaria do të përballet me Portugalinë, ndërsa Islanda me Austrinë.

Ndeshjen mes Hungarisë e cila kryeson grupin me 4 pikë, dhe Portugalinë e cila pas dy ndeshjeve ka 2 pikë, do ta drejtojë anglezi, Martin Atkinson. Ajo do të luhet në qytetin e Lyon-it.

Ndërsa ndeshja tjetër e grupit zhvillohet mes Islandës e cila ka 2 pikë dhe Austrisë e cila ka vetëm një pikë. Përballjen do ta drejtojë polonezi Szymon Marciniak.

-Grupi E

Ndërsa ndeshjet e grupit E pritet të fillojnë në orën 21:00. Italia e cila kryeson këtë grup me 6 pikë do të përballet me Irlandën, ndërsa Belgjika me 3 pikë do të përballet me Suedinë që ka një pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button