Kur dhuna përkëdhelet!

Theksoj që në krye të radhës se arsyeja e këtij shkrimi është tërësisht humane dhe ndjesore, referuar rasteve të fundit të dhunës ushtruar ndaj fëmijëve në kopshte dhe shkolla, e rëndom jetimoreve dhe symbyllazi grave dhe fëmijëve biologjikë ose jo të ushtruesve. Dhuna vjen e ushtruar nga individë që për arsye psiko-sociale, ushtrojnë këtë lloj ‘sporti’ i cili kohëve të fundit ndiqet nga shoqëria me një kërshëri si prej ‘Kampionati Evropian’ dhe për të cilin reagueshmëria as që i ngjet’ ndonjë padrejtësie të mundëshme bërë në fushën e lojës.

Disa orë më parë rastisa të shoh një video të publikuar dhe denoncuar nga emisioni ‘Stop’ në Tv Klan. Nuk di të them saktësisht me fjalë ndjenjën e tmerrit që përjetova duke parë atë video. Nëse ka diçka që vërtetë duhet luftuar në menyre urgjente është ky fenomen, nëpërmjet dënimit më të rëndë kundrejt këtyre ‘mutacioneve njerëzore’ që prodhohen në shoqëri!

Dua shkurtimisht të theksoj një qasje timen mbi dhunën dhe besoj se nëpërmjet kësaj logjike njerëzit jo më, të hedhin e presin fajin e gjenezës së ushtrimit të dhunës në shoqëri, por të fillojnë të kuptojnë se mosreagueshmëria publike bëhet arsye edhe më e fortë që njerëz të tillë të vazhdojnë edhe kultivojnë veprime të tilla të dhunshme.

Pse dhuna po përkëdhelet?

Dhuna po përkëdhelet nga shoqëria e cila gjithmonë e më tepër po bëhet shurdh-memece, ndaj gjithçkaje të padrejtë që ndodh ‘jasht shtëpisë së vet’, duke kultivuar një fjetje totale ndaj asaj që cënon të tërën/shoqërinë. Logjika e vetme tanimë është ajo e individualizmit, ku gjithçka që nuk na cënon ne, familjen tonë, mjedisin adekuat e shumëçka që përbën interesin tonë imediat ‘is not our business’.

Dhuna po përkëdhelet sepse shteti, merr modelet Europiane dhe Amerikane për të ngritur një sistem të drejtë shoqërorë dhe reformatorë, duke lënë në hije plagën e shoqërisë, në të cilën, prindi vret fëmijën e tij biologjik si pasojë e simptomave mentalitare të viteve të shkuara, dhe emancipimit i cili është bërë dënuesi kryesorë i nderit të familjes.

Dhuna po përkëdhelet sepse dënimet kundrejt dhunës (pa iu veshur konotacionin komunist), thjesht iu japin një shuplakë, veprimeve të cilët duhen dënuar barazvlershëm me dëmin e shkaktuar. Nëse një edukatore dhunon barbarisht fëmijën e dikujt, i cili duke besuar këtë institucion shtetërorë apo privat qoftë, e dërgon fëmijën siç thotë një këngë e famshme e Iron Maiden, “Bring your daughter to the slaughter!”, atëherë shteti i cili mirëbeson atë institucion/individ duhet të dënojë atë pa kompromis.

Nëse shteti nuk reagon atëherë hesapet do të lahen me format kanunore, të shlyerjes dhunës me dhunë.

Së fundmi për tërë shoqërinë, duhet kuptuar diçka se: “Dhuna në vetvete është fenomen dhe si i tillë nuk ka ngjyre, dimension, apo emertim shteterore. Pra duhet kuptuar se nuk ka dhunë shqiptare, dhunë amerikane, apo dhunë franceze, por ka thjesht dhunë e cila në mbarë botën ushtrohet për arsye të ndryshme psiko-sociale të individëve që e ushtrojnë. Ndaj duhet luftuar si fenomen social e jo nacional.

Nuk dhunojmë sepse jemi shqiptarë, por dhunojmë sepse jemi njerëz, sepse kemi problem psikologjike, nervore,. Sepse kemi pobleme me drogën, alkoolin. Sepse jemi të prapambetur dhe të edukuar keq në një mjedis që nuk pranon dot kodet e reja të zhvillimit social dhe rrjedhimisht përbëjmë një rrezik të madh për shoqërinë!

E kundrejt kësaj edhe shoqëria duhet të reagojë po për këtë motivacion, për t’i edukuar këta individë dhe për të reaguar në funksion të dënimit të tyre në kështu rastesh. Po ashtu edhe shteti duhet të veprojë që të parandalojë fenomenin e ushtrimit të dhunës dhe në rastet e dështimit këtij të parit, të dënojë këto individë, si mëritokratisht të dënueshëm. Bazuar në parimet ligjore dhe konstitucionale. Pasi përkëdhelja e ndërgjegjes në këto raste është fatale.

Binomi shtet-shoqëri, duhet të zhvillojë edhe më’ shqisat ndjesorë, për rastet e dhunimit apo edhe vrasjes së personave që bëjnë pjesë, në ‘familjen e madhe sociale’.

Autore: Arsejda Gjyli

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button