Mogerini: Nevojitet dialog i hapur dhe zbatim i Marrëveshjes së Përzhinos

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian sot pasdite diskutuan në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian për gjendjen në Republikën e Maqedonisë dhe sipas Përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federika Mogerini, kanë harmonizuar qëndrimin e vetëm se është i nevojshëm dialog i hapur, zbatim i marrëveshjes së Përzhinos dhe krijim i kushteve për zhvillimin e qeverisjes të së drejtës në vend.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Luksemburgu, si një prej pikave kryesore të Këshillit të sotëm të shefave të diplomacive të vendeve të BE-së, dështoi përpjekja e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe të cilët kërkuan që BE-ja të ndërmarrë qëndrim më të fuqishëm lidhur me krizën politike dhe siç publikoi edhe Mogerini në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit, ata i përsëritën kërkesat e deritanishme të Brukselit për tejkalimin e krizës politike në shtetin e Maqedonisë.

Për shkak refuzimit të Kroacisë, Sllovenisë, Greqisë, Polonisë, Çekisë dhe Hungarisë në përgjithësi të diskutohet për mundësinë e vendosjes së kushteve apo përcaktimin e sanksioneve ndaj individëve në Maqedoni, sot shefat e diplomacive vetëm e përsëritën qëndrimin e shprehur deri më tani të Bashkimit Evropian për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni ndërsa edhe krahas diskutimit për vendin si “çështje e sigurisë”, rekomandimet nga Këshilli tregojnë se për Maqedoninë është diskutuar sipas parimit të vendit-kandidat për anëtarësi në BE që deri më tani më shumë herë BE-ja e ka bërë në Këshillin për punë të përgjithshme (GAK).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button