Eliminimi i “ekonomisë gri” – zgjidhje për menaxhimin e suksesshëm të ndërtesave kolektive për banim

Grupacioni për strehim dhe menaxhim me ndërtesat e banimit në Odën Ekonomike të Maqedonisë, në një konferencë për shtyp, ka informuar për aktivitetet që do t’i merr për eliminimin e “ekonomisë gri”, si bazë për menaxhim të suksesshëm me ndërtesat kolektive për banim, njofton Portalb.

“Pas 6 vjetëve të funksionimit në treg, menaxhuesit e licencuar nëpërmjet grupacionit të Odës Ekonomike, pas mbajtjes së disa seancave dhe mbledhjeve, kanë ardhur në përfundim se ekzistojnë probleme në aspekt të mosrespektimit të ligjit, te një pjesë e subjekteve juridike të regjistruara për veprimtari të cilat paraqesin konkurrencë jolejale në treg, në shumë segmente”, tha Daniella Mihajllovska – Vasilevska nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Si probleme më të theksuara, për të cilat duhet menjëherë të gjendet zgjidhje, Oda Ekonomike e Maqedonisë i ka nënvizuar:

  1. Funksionimi i menaxhuesve të licencuar të cilët ende nuk japin fatura për punën e tyre, por japin fletëpagesa edhe atë për disa muaj më parë, që është kundër ligjit;
  2. Te disa menaxhues të licencuar nuk janë të definuara klasteret në fondin rezervë, ndërkaq të tjerët me pjesë të parave që janë vetëm për investime të aktiviteteve, pagojnë për mirëmbajtje, që gjithashtu është e paligjshme.
  3. Problem paraqesin edhe marrja e ndërtesave nga një menaxhues në tjetër dhe gjatë kësaj, ndërtesës i lihen borxhe të mëdha, ndërkaq mjetet e fondit rezervë janë të harxhuara, transmeton Portalb.
  4. Anëtarët e grupacionit kërkojnë nga institucionet kompetente që t’i ashpërsojnë masat gjatë marrjes së licencës për menaxher.
  5. Të rregullohet ekzistimi i filialeve, me shpjegimin se menaxherë të regjistruar me seli në një qytet nuk kanë filiale kur ta zgjerojnë biznesin e tyre në tjetër qytet dhe nuk do kanë ku t’u drejtohen banuesit.
  6. Të iniciohet formim i inspektim i veçantë për strehim në nivel shtetëror. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button