“Me teknologji deri te suksesi”, nesër shënohet dita e “Microsoft-it”, kushtuar sektorit civil

Fondacioni Metamorfozis, së bashku me zyrën lokale të “Microsoft Маqedoni”, e organizojnë ditën e Microsoft-it kushtuar sektorit qytetar – “Me teknologji drejt suksesit”.

Ngjarja do të mbahet më 21 qershor, në hapësirat e Qendrës së Kongreseve në Panairin e Shkupit, në sallën Biznes, më 21.06.2016, e martë, me fillim në orën 10:00.

Ngjarja do t’u mundësojë përfaqësuesve të sektorit qytetar të mësojnë më tepër për mundësitë që të fitojnë donacione softuerike nga programi i Microsoft për përkrahjen e sektorit qytetar, të cilin në Maqedoni dhe Ballkan e implementon Fondacioni Metamorfozis, nëpërmjet platformës Теchsoup Balkans.

Në këtë ngjarje do të prezantohen Këshilla dhe shembuj konkretë të funksionaliteteve të Office 2016 për produktivitet, punë ekipore, kreativitet dhe shumë më tepë. Po ashtu do të prezantohet oferta e re e Microsoft-it për organizatat joqeveritare: Platforma për të dhënat dhe Power BI, si dhe shumë teknologji të tjera që kontribuojnë në përmirësimin e punës së organizatave qytetare.

Hashtag-u i ngjarjes është: #Tech4Good

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button