OH HILAL ndau ndihma në Strugë

Në vazhdën e aktiviteteve humanitare me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, OH HILAL zgjati dorën e bamirësisë edhe në mesin e myslimanëve të territorit të Myftinisë së Strugës. Sipas listës së hartuar paraprakisht nga këshilltarët e xhematëve, në të cilën ishin përfshirë rastet me një skamje shumë të rëndë, Kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti, bashkë me Myftiun e Myftinisë së Strugës, Salim ef. Sulejmani, realizuan shpërndarjen e mbi 300 pakove me artikuj ushqimor dhe higjienik, të donuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë.

“Islami na porositë që gjithkund të shtojmë dashurinë, të jemi të sjellshëm dhe shumë të vullnetshëm për bashkëjetesë dhe kohezion ndërfetar. Një prej elementeve që e ndihmon zbatimin e këtij parimi islam është edhe bamirësia. Prandaj, të ndihmojmë njëri-tjetrin, të ndihmojmë skamnorët tanë si dhe ata që janë në nevojë do të thotë vetëm dëshmi e përkushtimit tonë që të veprojmë konform porosive të shenjta islame”, ka nënvizuar efendi Dauti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button