Afati i ultimatumit të “Revolucionit Laraman” skadoi, sot në ora 19 protestë masive

Lëvizja qytetare “Protestoj” për sot ka paralajmëruar protestë masive për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre.

Në paralajmërim theksojnë se nuk do të lejojnë negociata për ardhmërinë e qytetarëve me dyer të mbyllura dhe se janë të mllefosur me elitat politike që po i mbajnë shumë gjatë qytetarët në një status quo me negociata të pasuksesshme dhe jo transparente, pa pjesëmarrjen e qytetarëve.

“Jemi lodhur me negociata në të cilat ne jemi vëzhgues pasiv! Zëri ynë duhet të dëgjohet edhe nga Qeveria edhe nga opozita! Dhe do të dëgjohet! Nëse jo në atë dhomë të vogël të bisedimeve, do të na dëgjojnë në rrugët dhe sheshet e këtij shteti!”, thuhet në kumtesën e kësaj organizate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button