Shpërthen trajneri i Rumanisë, sulmon ashpër gazetarët

Shpërthen pas ndeshjes përzgjedhësi i Rumanisë, Anghel Iordanescu.

Ai sulmoi ashpër gazetarët pas humbjes me Shqipërinë.

“Unë ju njoh juve si gazetarë që gjithmonë e shkatërroni imagjinatën e futbollit. Ne pësuam humbje, por kjo nuk ishte një mbrëmje e zezë”.

“Humbja është humbje dhe ndjehemi keq për këtë. Patëm shumë raste për gol. Nisëm mirë ndeshjen, por për shkak të një gabimi në mbrojtje, pësuam gol. Mendoj se tifozët e Shqipërisë i dhanë energjinë e mjaftueshme ekipit dhe kjo i ndihmoi atyre të shënonin”, ka thënë Iordanescu pas takimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button