Kafeina vepron ndryshe te femrat dhe ndryshe te meshkujt

Kafeina nuk ka efekt të njëjtë te meshkujt dhe femrat, madje edhe kur bëhet fjalë për sasi shumë të vogla, thonë studiuesit amerikanë.

Sipas tyre, edhe pas konsumimit të sasive të vogla të kafeinës shtypja sistolike e gjakut rritet më shumë tek djemtë se tek vajzat, dhe pulsi përshpejtohet më shpesh tek fëmijët meshkuj se tek ato femrat.

Shkencëtarët ende nuk kanë arritur ta shpjegojnë këtë reagim ndryshe të konsumimit të kafeinës dhe gjintë e ndrzshm, por besojnë se reagimet e tilla lidhen me hormonet.

Pjesëmarrësit në studim morën vetëm dy miligramë kafeinë, gjë që është një pikë uji në det në krahasim me sasinë e pijeve energjetike me kafeinë që konsumojnë fëmijët.

Rezultatet janë publikuar në revistën profesionale “Pediatrics”, transmeton Mjeku.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button