Huliganizmi, ana e errët e Euro 2016

Në Francë 2016, ku masat e sigurisë për shkak të frikës së sulmeve terrosriste kanë qenë ekstreme, nuk kanë munguar përppasjet e dhunshme me protagonistë tifozët huliganë.

Nisën që në natën e parë me incidentet që shkaktuan ultrasit e “Tre Luanëve” që këndonin kundër Isisit në rrugët e Marseilles, për të vijuar mëpas me pamjet horror bernda dhe jashte stadiumeve ne Velodromme dhe në Lille. Me mesazhe të tilla si “Stuhi mbi Europën”, apo “Turi i Francës”, është e qartë që anëtarët e grupimit Utras të Rusisë nuk kanë udhëtuar drejt Francës për të mbështetur kombëtaren e vendit nga vijnë.Qëllimi i tyre ishte i qartë, të shkaktonin kaos gjatë turneut, sikurse ndodhi në Marseille dhe Lille. Torcida Split, një grupin ultras kroat, i hapën telashe kombëtares në ndeshjen me Çekinë, transmeton Supersport.

Koret raciste, simbolika fashiste dhe mjetet ndezëse të hedhura në fushë në momentin kur Kroacia po fitonte 2-0 tregojnë qëllimin e vërtetë të këtij grupimi. Ky lloj prezantimi në Europian, nuk i bën aspak nder përfaqësueses ballkanase. Hungaria u rikthye pas 44 vitesh në finalet e Europianit dhe sigurisht ultrasit e kësaj përfaqësueseje nuk mund ta humbisnin rastin. Emri zyrtar i grupimit ultras të kësaj kombëtarje është Brigada e Karpateve. Një grupim i dhunshëm, racist dhe homofob, që provokoi incidente në të dyja ndeshjet e Hungarisë. Ky ishte një vështrim u shkurtur mbi anën e errët të këtij Europiani, kur për herë të parë morën pjesë 24 skuadra. Debutoi në këtë turne madhor të futbollit edhe Shqipëria, me fansat e saj të zjarrtë kuqezi, që nuk kanë të bëjnë aspak me huliganizmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button