Dhjetë vende në Evropë ku koha ka ngecur, Thethi një prej tyre

Nëse ndonjëherë ke dashuar ta shohësh botën të ngadalësuar, atëherë je njeri me fat. “Evropa e vjetër” është akoma e gjallë në këto 10 destinacione, të cilat i kanë rezistuar çdo lloj ndryshimi përmes një jete të thjeshtë dhe të panxituar. Ja ku mund të gjeni fshatra të vogla, shumë pak të eksploruara, të tilla vende ku mund të takosh numër më të madh të deleve sesa të celularëve.

1.St. Sigmund-Praxmar, Lugina Sellrain, Austri

image

Afro 30 minuta ecje nga Innsbrucku, Lugina e Sellrain është një peisazh i pacënuar, i pasur me fshatra malore që kanë arritur të ruajnë karakterin e tyre autentik, rural. E paprekur nga komercializmi, ky fshat nuk ka asnjë dyqan, bankë, e as zyrë postare. Këtu ngjitja e maleve bëhet akoma në mënyrën tradicionale, pa ndihmën e liftit.

2.Canillas de Aceituno, Andalusia, Spanjë

image (1)

Fshat në buzë të maleve Sierra Nevada, Canillas de Aceituno është banuar para 3 mijë vitesh nga fenikasit. Banorët autoktonë zhviluan kulturën e ullinjve dhe rrushit. Është vërtetë një kthim në kohë, ku punimi i tokës bëhet me gomerë me plugje, e ku takon banorët lokalë të cilët presin derisa dhitë dhe delet të kalojnë rrugën; ndërsa dialekti i tyre është i pakuptueshëm, madje edhe për shumë spanjollë. “Edhe pse fshati është vetëm 30 minuta nga bregdeti, shumë prej banorëve nuk kanë qenë kurrë në det”, thotë Alan Hazel, banor lokal. Duke kaluar nëpër rrugët e gjarpëruara me kalldrëme, ke rastin të shohësh trashëgiminë islame dhe motivet maure nga epokat e mëhershme.

 

  1. Ishujt Aran, Irlandë

image (2)

Me lokacion në bregun perëndimor të Irlandës, ishujt Aran kanë ruajtur akoma jetën tradicionale irlandeze. Toka të mëdha bujqësore, të ndara me mure antike prej guri, dhe rrënojat e kalave 3 mijë vjet të vjetra, që nga epoka e bronzit, janë përkujtues të historisë së pasur të ishullit. Gjuha galike flitet akoma, dhe shumë banorë ecin apo shfrytëzojnë. Në fund të çdo dite, peshkatarët në dy ishujt më të vegjël kthehen në fshat me anijet e tyre tradicionale Curah me peshqit që kanë kapur gjatë ditës. Baret gostisin komunitetin i cili është i lidhur ngushtë mes vete, ku banorët tubohen për vallëzim nate dhe performancë të këngëve tradicionale të Sean Nos.

  1. Idanha-a-Velha, Portugali

image (3)

Ky fshat i vogël i cili përbëhet prej 150 banorësh, në skajin lindor të largët të Portugalisë, mund të jetë një prej vendeve më tërheqëse në vend për të cilin është shkruar ndonjëherë. Ish-qytet romak, ai ka numëruar 200 mijë banorë në shekullin e parë pas erës sonë. Ishte aq i shquar, sa u bë dhe  qendër dioqeziane në vitin 599 pas erës sonë, dhe kishte peshkopin e vet për 600 vjet. Në kohën e lulëzimit të saj, qyteti kishte katedralen, pagëzimoren dhe pallatin e peshkopit. Pastaj perandoria u shemb. Pasoi kaosi, pasi që qyteti i damkosur kaloi nga duart e muslimanëve në atë të krishterëve, e pastaj në atë të templarëve, për të mos u kthyer kurrë më në lavdinë e mëparshme. Sot mund të shihen gjurmët e gjitha këtyre civilizimeve. Rrënojat dhe monumentet e bëjnë Idanha-n një pasuri botërore sot, edhe pse shumë pak njerëz kanë dëgjuar për të.

  1. Garfagnana, Toscana, Itali

image (4)

Në bregun e lumit të rrethuar nga vargjet malore (Alpet dhe Apeninet), ky rajon i izoluar në veriperëndim të Toscana-s ndihet i izoluar nga pjesa tjetër e botës. Rrugët me kalldërme për këmbësorë kalojnë nëpër shumë prej fshatrave të vegjël nëpër maja e  malit të Garfagnana-së. Bujqit dhe artizanët, disa prej të cilëve nuk kanë udhëtuar më larg se fshati i tyre, kryejnë punët e tyre tradicionale me shekuj, ku veccohet zeja e prodhimit të djathit Pecorino dhe e mjaltit të gështenjës. Edhe pse ata prodhojnë specialitete të njohura toskane, shumë prej këtyre banorëve lokale nuk kanë celularë, ëeb-faqe madje as shenja në fermat tyre. Ky vend i harruar nga koha, ndodhet vetëm 1 orë nga Pizza dhe 90 minuta nga Florenca.

  1. Reine, Ishujt Lofoten, Norvegji

image (5)

Në ujrat e akullta të detit norvegjez, mbi Arktik, qëndron një fshat peshkimi, në të cilin banorët kanë përballuar kushte ekstreme klimaterike me gjenerata, por që kanë refuzuar të braktisin atë vend. Vera në Reine, me 300 banorë, sjell diellin e mesnatës, ndërsa imri paralajmëron kthimin e një numri të madh të vezëve të peshqve të mëdhenj. Edhe sot ju mund të shihni me qindra peshq të varura në varëset tradicionale prej drurit çdo muaj mars apo prill. I punuar me duar, procesi i tharjes që është përcjellë këtu që nga koha e vikingëve, e ka bërë Norvegjinë të njohur për kualitetin e peshkut të tharë. Vizitorët mund të rrijnë në rorbu, kabina të vjetra të peshkatarëve, dhe të përgatisin peshkun e zënë vet gjatë ditës.

  1. Viscri, Transylvania, Rumani

image (6)

Fshati tradicional sakson në Transilvani, është njëri prej qyteteve mesjetare më së miri të ruajtura. E ndërtuar dhe e banuar nga gjermanët të cilët migruan këtu në vitin 1100, Vicri është braktisur në vitin 1989 pas rënies së komunizmit dhe pas ftesës së ministrit për punë të jashtme të Gjermanisë që popullata gjermano-folëse e Evropës Lindore të kthehet në vendin e vet. Vetëm disa familje mbetën në Viscri. Por me ndihmën e fondacionit dhe investimit të Princit Charles nga Britania, fshati dhe trashëgimia e saj ka shpëtuar. Vizita në Viscri të kthen disa qindra vite prapa në vitet kur barinjtë kujdeseshin për kopetë e tyre, farkatarët punonin patkojt e kuajve dhe kuajt tërhiqnin karrocat nëpër rrugët e pluhërosura; ndërkaq kisha e fortifikuar e Viscri qëndron mbi qytet akoma.

8.Korcula, Ishulli Korculla, Kroaci

image (7)

Në bregun e detit të Dalmacisë, afër Dubrovnikut, qyteti mesjetar i Korçullit i rrethuar me mure, është qytet me traditë të vjetër peshkimi. Korçullasit janë detarë të respektuar dhe të kualifikuar, andaj edhe shumica e këngëve tradicionale u janë kushtuar mu atyre. Deti është pjesë aq e rëndësishme e jetës së tyre, sa që edhe tavani kryesor i Katedrales së qytetit, Shën Markut është ndërtuar në formë anijeje. Rrugët dredha dredha, të rrethuara me fortesa mesjetare prej gurit, dhe ndërtesat e mbuluara me terracotta japin një sfond pitoresk për vallet e improvizuara të betejave me shpata të cilat performohen këtu që nga shekulli i 17-të.

  1. Thethi, Shqipëri

image (8)

Në cepin verior të Shqipërisë, të cilën banorët lokalë e quajnë Alpet shqiptare, rrugët e baltosura gjarpërore kalojnë nëpërmes të majave të maleve, para se të dërgojnë përfundimisht për në fshatin Theth. Për të arritur atje, ju duhet të huazoni një veturë 4×4 apo ndonjë guidë. Ky vend, një nga kufinjtë e fundit të Evropës ka kaluar 100 vite nën sundimin komunist. Shumë pak ka ndryshuar nga ajo kohë. Banorët akoma jetojnë në shtëpi prej guri me tavane prej drurit karakteristike për pjesën veriore të Shqipërisë. Edhe kulla prej gurit e cila një kohë ka shërbyer për të strehuar njerëzit e përfshirë në ritin e gjakmarrjes, ka mbetur e pandryshuar. Asnjëherë e vënë nën juridiksionin e Perandorisë Osmane, kjo zonë ka zhvilluar ligjet e veta tradicionale dhe i ka përcjellë ato brez pas brezi. Shumica prej tyre respektohen edhe sot e kësaj dite

10. Ginuciai, Lituani

image (9)

Koha nuk lëviz në fshatin e Ginuciai, një orë e gjysmë nga kryeqyteti i Lituanisë. E njohur për kështjella mesjetare, pyje të paprekura, dhe tradita të vjetra botërore, ky fshat i shekullit të 16-të, qëndron mu në breg të Parkut Nacional të Aukstaitia-s. Në të banojnë vetëm 69 banorë. Një kohë, ky fshat ka gëzuar një famë për inxhinierinë teknike të shekullit të 19-të që prodhonte energji elektrike me një mulli druri me një rrotë uji. Mulliri është akoma funksional edhe sot e kësaj dite, dhe është një shtëpi muze dhe hotel. 

Marrë nga: Tesheshi.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button