Grevat dhe protestat në Francë kanë mbështetje të madhe popullore

Teksa në njërën anë vazhdojnë reagimet kundër ligjit të punës në Francë theksohet se 60 për qind e popullit mbështet këto veprime, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania kërkimore IFOP, ka kryer një anketim në lidhje me “krizën e projektligjit të punës” që vazhdon që prej dy muajsh mes qeverisë dhe sindikatave në Francë.

Sipas anketimit 60 për qind e francezëve japin mbështetje dy herë në çdo muaj ndaj akteve të kryera në të gjithë Francën.

Teksa 90 për qind e simpatizantëve të Partisë Komuniste dhe të të majtës ekstreme i gjejnë të drejta këto akte, theksohet se edhe 49 për qind e simpatizantëve të Partisë Socialiste mbështesin protestat dhe grevat.

Pavarësisht ngjarjeve të dhunshme të përjetuar në protesta, shkalla e mbështetjes ndaj këtyre veprimeve nuk ka treguar ndryshim në krahasim me ato një javë më parë. Protestat e ardhshme që të do mbahen në të gjithë Francën janë planifikua për më 23 qershor.

Në konfliktet e ndodhura më 14 qershor në Paris mes protestuesve dhe forcave të sigurisë u plagosën 40 persona nga të cilët 27 policë. Protestuesit duke përfshirë edhe një spital dëmtuan shumë filiale të bankave dhe dyqane që ndodheshin në itineraret e marshimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button