UEFA: Ja rregullat e klasifikimit për grupet me pikë të barabarta

2 të parat e cdo grupi dhe 4 të tretat më të mira do të kualifikohen për në fazën tjetër të Euro 2016 dhe pasi është luajtur pjesa më e madhe e ndeshjeve të fazës së parë, skuadrat kanë nisur të bëjnë llogaritë më laps në dorë, njofton Supersport.

Për të sqaruar disa detaje, UEFA ka qartësuar të gjitha pikat e rregullores. Në këtë mënyrë, nëse dy ose më shumë skuadra të të njëjtit grup janë me pikë të barabarta, klasifikimi vendoset sipas disa kritereve. Fillimisht llogaritet numri i pikëve në përballjet direkte, më pas diferenca e golave mes skuadrave të grupit që janë me pikë të barabarta. Kriteri i tretë janë golat e shënuar në përballjet e grupit dhe nëse gjithçka është e barabartë në të treja këto pika, atëherë këto kritere aplikohen ekskluzivisht mes skuadrave që janë në garë me njëra tjetrën.

Më pas llogariten edhe golat e shënuar në grup, renditja në bazë të pikëve të marra në klasifikimin fair play dhe në fund nëse të gjitha pikat i nxjerrin skuadrat të barabarta, është renditja e UEFA-s që thotë fjalën e fundit. Gjithashtu, nëse në ndeshjen e fundit dy skuadrat në fushë kanë të njëjtin numër pikësh dhe të njëjtën sasi golash të shënuar dhe të pësuar, atëherë klasifikimi përfundimtar do të vendoset nëpërmjet goditjes së 11 metërshave, por kjo do të ndodhë vetëm nëse asnjë skuadër tjetër e grupit nuk ka të njëjtin numër pikësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button