Ultrasit kroatë paralajmërojnë trazira

Ultrasit kroatë nuk dinë të ndalen. Pas trazirave të krijuara në ndeshjen kundër Republikës Çeke dhe nisjes së hetimeve nga ana e UEFA-s, faksioni ekstremist i mbështetësve të skuadrës ballkanase premton se do të bëjë të njëjtën gjë edhe në sfidën kundër Spanjës, duke alarmuar kampin kroat.

Në faqen zyrtare në Facebook, grupi “Torcida Split 1950” publikon një foto të stadiumit të Bordeaux ku të martën do të luhet ndeshja e fundit e grupit kundër skuadrës iberike dhe shkruan: Kemi një plan të ri, përforcime po vijnë edhe nga Zagrebi. Në foto përcaktohen edhe sektorët e stadiumit nga mund të hidhen sende të ndryshme drejt fushës, transmeton Supersport.

Kjo nuk është hera e parë që ultrasit kroatë krijojnë incidente të tilla pasi në muajin Nëntor të vitit 2014 në stadiumin “San Siro” krijuan një situatë të ngjashme, ndërsa në fushën e Splitit për ndeshjen kundër Italisë ata kishin pikturuar në fushë një simbol nazist. Sipas mediave kroate, qëllimi i fraksioneve ekstremiste të tifozëve nga Spliti dhe Zagrebi është dëmtimi i Federatës së Futbollit me të cilën kanë pasur përplasje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Ndërkohë, për ngjarjet në ndeshjen Kroaci-Republikë Çeke, UEFA do ta japë vendimin përfundimtar ditën e hënë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button