Projekti i arkitektit kosovar në mesin e pesë më të mirëve në Londër

Projekti i kompanisë “4M Group” që për drejtor ekzekutiv ka arkitektin nga Kosova, Përparim Rama, është futur në listë të ngushtë për të fituar një çmim prestigjioz sa i takon projektimit të enterierit të restoranteve dhe bareve.

Bari “Zebrano in the City”, që është pjesë e rrjetit të “Zebrano Group” në Londër të Britanisë së Madhe, është në garë për çmimin “Restaurant & Bar Design Awards”, në kategorinë ku konkurrojnë projekte të realizuara vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan sot Koha Ditore.

Kompania që udhëheq Rama ka arritur që nëpërmjet konceptit të dizajnimit me material të ricikluar që ka qenë më herët pjesë e barit dhe me produkte kosovare të marrë vëmendje dhe të radhitet ndër pesë projektet më të mira të implementuara në kryeqytetin britanik.

Vetë Rama e ka konsideruar fakt të rëndësishëm kualifikimin që i është bërë kompanisë “4M Group” nga “Restaurant & Bar Design Awards”, që në edicionin e tetë sivjet do të ndajë çmimet edhe në kategorinë “Mbretëri e Bashkuar dhe Ndërkombëtare” dhe “Ndërkombëtare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button