LR PDSH: Larg duart nga gazetarët dhe mediumet e pavarura

“LR PDSH reagon ashpër ndaj sulmit të truprojave të ish kryeministrit Gruevski, të cilët pa asnjë fije turpi sulmuan gazetarin e RTV 21-Maqedoni dukë ndërhyrë në mjediset e TV 21, dhe duke dashur të ushtrojnë dhunë dhe frikë ndaj këtij Televizioni të pavarur shqiptar”, reagon LR-PDSH.

Ata shtojnë se gazetarët dhe mediat e vërteta të pavarura kudo në botë kanë vendin e merituar dhe janë të paprekura nga pushtetit.

“Fakti se në Maqedoni po sulmohen gazetarët flet se ky pushtet e ka shndërruar vendin në një vend diktatorial ku mbizotëron regjimi dhe heshtja e fjalës së lirë. LR PDSH solidarizohet me gazetarin dhe ekipin televiziv te RTV 21, njëkohësisht shpreh respektin për punën profesionale të kësaj shtëpie televizive, për punën e saj të pavarur dhe profesionale. I bëjmë thirrje pushtetit që ti mbani duart sa më larg gazetarëve dhe shtëpive televizive, Ju nuk mund t’i frikësoni gazetarët e guximshëm të cilët me vetëdijen e tyre e kanë zgjedhur këtë profesion sa të vështire po aq të domosdoshëm për shoqërinë tonë. Në ju themi se nuk ju kanë faj gazetarët që po ua zbulojnë të vërtetën tuaj të errët si dhe përfshirjen tuaj në krim të organizuar, korrupsion dhe keqpërdorim të detyrave dhe pozitave tuaja politike. Çdo përpjekje për t’i frikësuar ju vetëm mund ti inkurajoni më shumë për të qenë më të guximshëm”, përfundojnë nga LR-PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button