Shaqiri përçan Zvicrën

Xherdan Shaqiri përçan Zvicrën. Forma që ka shfaqur 24-vjecari në dy ndeshjet e para të Euro 2016 ndaj Shqipërisë dhe Rumanisë, ka hapur një diskutim të gjerë në opinionin zviceran nëse trajneri Vladimir Petkovic duhet ta ulë në stol, për t’i treguar se ai dhe kushdo tjetër nuk e ka vendin të sigurte në përfaqësuese.

Edhe fakti që trajneri i helvetëve nuk e ka emëruar zëvendës kapiten, sipas mediave zvicerane mund të ndikojë në sjelljen e lojtarit në fushën e blertë.

Një tjetër çështje e ngritur ditët e fundit ka të bëjë me të ardhmen e Shaqirit te Zvicra. I pyetur pak ditë më parë nëse do t’i bashkohet Kosovës, mesfushori i Stoke Cityt la gjithçka të hapur, shkruan Blick, përcjell Super Sport.

Opinioni i Zvicër është i dyzuar për pozicionin e Shaqirit te Zvicra. Nga njëra anë ish-kapiteni i kombëtares zvicerane, Sforca mendon se “një pauzë, pra ulja në stol, do t’i bënte mirë futbollistit dhe do ta kthente me këmbë në tokë”

Por, ndryshe mendon ish-sulmuese Marc Streller. Ky i fundit këmbëngul se pozicioni i Shaqirit në 11-she nuk duhet të vihet në diskutim, sepse me cilësitë e kosovarit mund ta zgjidhë në çdo moment ndeshjen.

“Shaqiri e ka dëshmuar se mund të zgjedh ndeshjen. Ai këtë e kishte bërë në Botërorit 2014 me Hondurasin, ku shënoi të tre gola e sfidës, për t’i dhuruar kualifikimin Zvicrës”, ka deklaruar ai

“Ndaj Francës në ndeshjen e fundit në Grupin A në Euro 2016, të gjithë presin të shohin Shaqirin e vërtetë, jo atë që qëndroi në hije ndaj Shqipërisë dhe Rumanisë”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button