UEFA nis procedurat disiplinore kundër Kroacisë

UEFA ka hapur procedura disiplinore kundër Kroacisë pasi që tifozët e saj hedhen mjete piroteknike dje gjatë ndeshjes së Grupit D mes Kroacisë dhe Republikës Çeke në Euro 2016.

Goal.com raporton se tani Federata Kroate e Futbollit do të përballet me sanksione nga UEFA pasi tifozët e saj u përfshinë në skena të shëmtuara të premten mbrëma në Euro 2016, përcjell Gazeta Express.

Si pasojë, UEFA e ka ngarkuar Federatën Kroate të Futbollit me katër kundërvajtje – hedhja e fishekzjarrëve ne fushë, hedhja e objekteve në fushë, rrëmujë në ulëse të stadiumit dhe sjellje raciste.

Me këtë rast UEFA do të merret më 20 qershor, vetëm një ditë para lojës së fundit në grupe që Kroacia do ta zhvillojë kundër Spanjës në Bordo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button