SHGM: E dënojmë aktin qyqar të sigurimit të Gruevskit ndaj TV21

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e dënon ashpër incidentin e djeshëm në “TV21”, në të cilin sigurimi i ish kryeministrit Nikolla Gruevski e ka detyruar gazetarin që t’i fshijë inçizimet, njofton Portalb.

“E para dua ta dënoj këtë akt qyqar të sigurimit të liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski. Këtë e vlerësoj si akt qyqar vetëm për atë se në shtet jodemokratik, sigurimi i ish kryeministrit tregon fuqi përpara medieve.. Dua ta rikujtoj zotëri Gruevskin se në Maqedoni, liria e shprehjes është e garantuar. Ai është fytyrë publike dhe në vend publik, gazetarët kanë drejtë atë ta inçizojnë”, reagoi kryetari i SHGM-së, Naser Selmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button