Shëndetësia, sektori më i korruptuar në vend

Shëndetësia publike po korruptohet gjithnjë e më shumë si pasojë e interesave të ndryshme të partnerëve biznesor të elitës politike në vend. Sipas Jordan Shishovskit nga shoqata “Solidariteti” mangësitë e shumta në sistemin e shëndetësisë nxisin korrupsionin, gjë që u dëshmua edhe në hulumtimet e fundit ku mjekët kryesonin listën e ryshfetmarrësve.

“Konsideroj se kjo është problem në tërë sistemin dhe jo vetëm i mjekëve, i gjithë procesi është i dizajnuar në atë mënyrë që ta mundësojë korrupsionin. Unë mendoj se qëllimisht po korruptohet shëndetësia publike me qëllim që dikush prej kësaj të për‐tojë, e kam fjalën përpartnerët biznesor të elitave politike, kjo shihet shumë qartë. Shëndetësia Publike është e jona dhe ne meritojmë shëndetësi kualitative meqë paguajmë edhe për atë”, tha Jordan Shishovski, Shoqata“ Solidariteti” për Alsat M.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button