Gjendet kutia e dytë e avionit të rrëzuar egjptian

Njoftohet se është gjetur edhe kutia e dytë e avionit të kompanisë EgyptAir, i cili u rrëzua muajin e kaluar gjatë fluturimit Paris -Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).

Komiteti Hetues i Egjiptit pasi informoi dje se ishte gjetur dhe nxjerrë nga Deti Mesdhe kutia e zezë për incizimin e zërave në kabinën e pilotëve, sot ka theksuar se anija kërkimore franceze ditën e sotme ka arritur të gjejë kutinë tjetër të zezë, atë të regjistrimit të të dhënave të fluturimit.

Gjetja e kutisë së dytë të zezë është bërë në disa faza. Ndërsa pajisjet teknologjike në anijen franceze, kanë bërë të mundur të shpëtojnë pjesën që mbart memorien e kutisë.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se në lidhje me këtë çështje është informuar Prokuroria dhe më pas me urdhër të tyre pjesa i është dorëzuar Komitetit për të deshifruar bisedat në të. Kutia pasi të sillet në Iskenderije do të merret në dorëzim nga zyrtarë të Prokurorisë dhe të Komitetit Hetimor.

Avioni i EgyptAir, Airbus A320 i cili fluturonte nga Parisi për në Kajro u rrëzua në Detin Mesdhe më 19 maj, duke lënë të vdekur të gjithë 66 udhëtarët dhe pjesëtarët e ekuipazhit.

Shkaku akoma mbetet i panjohur, ndërkohë që asnjë organizatë apo grupim nuk ka marrë përsipër rrëzimin e avionit në fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button