Aksion i madh policor, ka arrestime, konfiskime e mbyllje të lokaleve

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me njësitet vartëse nga drejtoritë rajonale policore, të enjten realizoi një operacion të gjerë policor në të gjitha rajonet e Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të veprave të ndryshme kriminale.

Sipas një komunikate të policisë, nga ky aksion i koduar me emrin “Qershori 2016’’, rezultoi me ushtrimin e kontrollit në (29) lokacione të ndryshme, ku prej tyre (7) lokale janë mbyllur nga inspektorët komunalë, si dhe janë shqiptuar gjoba për mungesë të arkave fiskale, mungesë të dokumenteve të punës etj

Policia deklaron se si rezultat i punës dhe angazhimit të zyrtarëve policorë, janë arrestuar (5) persona të dyshuar, për posedim të armëve të zjarrit dhe pengim të personit zyrtar në ushtrim të detyrës, raste këto të administruara në nivel lokal policor.

Kryesisht në të gjitha lokacionet ku janë ushtruar kontrolle policore janë legjitimuar edhe (176) femra, nën dyshimin e mungesës së dokumentacionit të punës, ku prej tyre ;

Shtetase të Shqipërisë ——-115

Shtetase të Malit të Zi ——-1

Shtetase e Moldavisë ——–1

Shtetase e Bullgarisë ——–1

Shtetase të RKS-së ——— 58

Të gjitha shtetaset e huaja në mungesë të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit, do të trajtohen nga Drejtoria e Migrimit e PK-së, e cila është në proces të administrimit të lendeve në fjalë.

Ndërsa në cilësi të provave materiale gjatë kontrollit të lokaleve janë sekuestruar;

Një (1) armë TT me (8) copë municion përkatës,

Dy (2) shufra,

Një (1) sprej,

Një (1) boks i hekurit,

Një (1) thikë ushtarake.

Ky operacion i gjerë policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim edhe me Prokurorët kompetent, ATK-në, Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin Sanitar të niveleve lokale.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën ndaj ç’do veprimtarie kriminale dhe se operacione të tilla pritet të vazhdohen edhe në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button