RDK: Lojërat me listat e votuesve duhet dhënë fund 

“Maksima aty ku ka tym ka edhe zjarr është një maksimë që e karakterizon në shumicë e rasteve Maqedoninë dhe sjelljen politike në të. Është jo e ndershme të dilet me qëndrim zyrtar rreth shumë fenomeneve, në rastin konkret listën e votuesve, pa informata burimore, por vendi ynë karakterizohet me shumë vendime ad hoc, dhe më pas është shumë vonë reagimi i partive të ndryshme politike”, reagojnë nga Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK).

Sipas tyre, listat e votuesve në kontinuitet kanë qenë mjet manipulimi për dy partitë e mëdha maqedonase, dhe herrë pas here kësaj loje u janë bashkëngjit edhe parti të ndryshme shqiptare.

“Rilindja Demokratike Kombëtare reagon ashpër ndaj tentimeve që sërish të manipulohet me listat e votuesve dhe kësaj loje duhet dhënë fundin. Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrim afirmativ ndaj idesë që u plasua para do kohe për intervenim të një ekipi ekspertësh të Unionit Evropian që të ndihmojnë në procesin e pastrimit të listës zgjedhore sepse tanimë nuk ekziston as besim minimal ndaj institucioneve të vendit. Qëndrimi ynë rreth regjistrimit aktiv është konsistent, pra i pranueshëm, por pa afate përkufizimi se kur mund të bëhet regjistrimi aktiv, me qëllim që asnjë qytetarë me të drejtë vote mos të eliminohet nga lista e votuesve. Që ky proces të jetë deri në fund i besueshëm, identifikimi i votuesit të bëhet nëpërmes shenjave të gishtërinjve. Qëndrimi ynë është konsistent se vetëm votimi nëpërmes shenjave të gishtërinjve do të mund të eliminoj dyshimet rreth procesit të votimit”, thuhet në reagimin e RDK-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button