Shenjat që tregojnë se duhet të pini “më shumë” ujë

Deri tani sigurisht shumë herë keni dëgjuar apo lexuar për atë se sa i rëndësishëm është uji për shëndetin tonë, por edhe për pamjen tonë të bukur.

Mjaft flitet edhe për sasinë e duhur, por ju të gjitha këto informata i merrni disi, por nuk i praktikoni.

Më poshtë ju sjellim disa shenja, të cilat u tregojnë se ju duhet të pini më shumë ujë:

Jeni të lodhur

Nëse ju ndjeheni vazhdimisht të lodhur edhe pse flini gjumë të paktën tetë orë në ditë, ndoshta edhe më shumë, kjo është një shenjë e qartë e dehidrimit.

Nuk mund të koncentroheni dhe nuk jeni në ‘disponim’

Siç kemi mësuar shumë kohë më parë në kimi, uji është një substancë pa ngjyrë, erë dhe shije, por pavarësisht nga këto karakteristika ai vërtetë ndikon në gjendjen psikike. Nëse ndjeheni i ngadalshëm, nuk mund të koncentroheni, përveç kësaj jeni edhe në disponim “të plogësht”, nëse nuk është PMS, atëherë sigurisht që është mungesa e ujit.

Keni dhimbje koke

Nëse nuk është nga vera, atëherë është nga mungesa e ujit. Përveç asaj se jeni të lodhur dhe padisponim, dhimbja e kokës gjithashtu tregon se trupi juaj kërkon ujë!

Keni erë të keqe

Nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm, goja juaj do të jetë e thatë, dhe kështu krijohet një terren i favorshëm për bakteret dhe natyrisht – erë e keqe. Përveç higjienës së rregullt, pini ujë të mjaftueshëm gjatë gjithë ditës!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button