Konjufca: Strukturat ilegale nuk janë shpërbërë, por po e kolonizojnë Kosovën

Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca, në foltoren e Kuvendit të Kosovës e ka prezantuar një fotografi në të cilën shihet kryetari i komunës së Kllokotit, duke gjuajtur me armë në një poligon, të cilin sipas tij, e ka bërë Serbia.

Sipas tij, në këtë poligon po ushtrojnë strukturat paralele të Serbisë në Kosovë, dhe atyre po i bashkohen edhe zyrtarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Unë po pyes, se a e din Qeveria e Kosovës se çfarë po ndodh. Nëse nuk ka informata për këtë rast, kjo tregon se nuk e din se çka po i ndodh në oborrin e vet, nëse e din, kjo tregon se po lejon që para hundëve të saj të ndodhin këto. Kush po merret me sigurinë e Kosovës”, ka theksuar Konjufca, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, strukturat e Serbisë jo vetëm që nuk janë shpërbërë, por po ndërtojnë me mijëra shtëpi po e kolonizojnë Kosovën.

Lidhur me këtë ai e fajëson Qeverinë e Kosovës, e cila sipas tij në vend se të merret me shuarjen e strukturave paralele, merret me emërimin e zëvendësministrave dhe se kush po merret me tenderë.

“Qeveria ka thënë se strukturat paralele të Serbisë do të shuhen në qershor 2014, por ato jo që janë shuar por asnjë në koalicion me PDK-në dhe LDK-në”, tha Konjufca.

“Hiç më larg se dje, të dyshuarit për vrasjen e ish – policit të Kosovës, Enver Zymberi, e kanë rrahur për vdekje dëshmitarin kryesor, i cili ka thënë se këta dy persona mund të jenë vrasësit e Enver Zymberit”, ka shtuar Konjufca.

Ai po ashtu ka kritikuar gjyqësor in e Kosovës sipas të cilit është e zellshme në persekutimin e opozitës por jo edhe të strukturave paralele të Serbisë që veprojnë në Kosovë dhe krimin politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button