Nëntë kandidatë për katër vende në Këshillin e Prokurorëve

Këshilli i Prokurorëve Publikë i Republikës së Maqedonisë sot duhet të zgjedhë katër anëtarë të Këshillit nga radha e prokurorëve publikë nga rajoni i Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, Prokuroria e Lartë Publike Gostivar dhe Prokuroria e Lartë Publike Manastir, si dhe nga lista e veçantë e kandidatëve të prokurorëve publikë pjesëtarë të të gjitha bashkësive të cilat nuk janë shumë në Republikën e Maqedonisë.

Për kandidatët për anëtarë të Këshillit nga radhët e prokurorëve publikë nga rajoni i PLP Manastir është paraqitur Petar Anevski-prokuror publik në PTHP Manastir. Nga rajoni i PLP Shkup janë paraqitur katër kandidatë: Mile Mojsovski-prokuror publik në PTHP, Elizabeta Pavllovska-prokurore publike në PTHP Shkup, Fidanka Rajevska-prokurore publike në PLP Shkup dhe Lubinka Ugrinovska-prokurore publike në PTHP Shkup.

Nga rajoni i PLP Gostivar janë paraqitur Violeta Stojanovska-prokurore publike në PTHP Kërçovë dhe Desa Paunovska-prokurore publike në PLP Gostivar.

Për anëtarë të Këshillit të bashkësive të cilat nuk janë shumicë në RM, kandidatura kanë parashtruar: Imran Osmani-prokurore publike në PTHP dhe Kole Shterjev-prokuror publik në PLP Shkup, kumtoi Këshilli i Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button