Avionët rusë sulmojnë një spital dhe një fabrikë ilaçesh në Halep

Avionët rusë kanë sulmuar një spital dhe një fabrikë ilaçesh në rajone të kontrolluara nga opozitarët, në veri të Halepit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve lokale thuhet se avionët luftarakë rusë natën e mbrëmshme kanë sulmuar me bomba fosfor spitalin Anadan në qytezën Anadan të Halepit verior si dhe fabrikën e ilaçeve Asja në Hamra të Kefr-it.

Burimet thanë se avionët rusë janë duke bombarduar në mënyrë intensive daljen e vetme të qytetit e cila është rruga Kastillo dhe vendbanimet në qendër të Halepit të cilat kontrollohen nga grupet që janë kundër regjimit të Asadit.

Ndërkohë burimet vendase nuk kanë bërë ndonjë deklaratë në lidhje me viktimat apo të plagosurit në këto sulme.

Avionët rusë që prej 15 ditësh deri më sot, janë duke sulmuar në mënyrë intensive, tregje, spitale dhe qendrat e mbrojtjes civile në rajonet e kontrolluara nga grupet opozitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button