Sinjale për normalizimin e marrëdhënieve Turqi-Rusi

Lidhur me deklaratat se “Dëshirojmë normalizimin e marrëdhënieve” që vijnë nga Rusia pas letrave të urimit dërguar Moskës nga Turqia me rastin e Ditës Kombëtare eksperti i Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) Prof. Dr. Erdal Tanas Karagol tha se Rusia e ka kuptuar pozicionin gjeopolitik të Turqisë.

Karagol për gazetarin e Anadolu Agency (AA) deklaroi se Rusia në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me Turqinë do të jetë shumë më e kujdesshme.

Ai foli edhe mbi projektet e gazit natyror të Rusisë dhe rezultatet e mundshme të javës për trafikun diplomatik mes Ankarasë dhe Moskës.

Sipas tij, zyrtarët turq kanë përdorur një gjuhë të butë dhe se dëshirojnë të veprojnë në rrugën për zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve me Rusinë.

“Një prej çështjeve për të cilën është folur më shumë pas krizës së avionit ka qenë nëse do të hidhte Rusia hap negativ në çështjen e rrjedhës së gazit ku Rusia nuk ka shfaqur ndonjë qëndrim negativ periudhën e kaluar. Turqia në eksportimin e gazit natyror të Rusisë është e dyta pas Gjermanisë. Gjithashtu Rusia e kuptoi pozitën gjeopolitike të Turqisë. Prandaj, Rusia pas kësaj do të jetë shumë më e kujdesshme me Turqinë”, tha Karagol.

Pasi ka transmetuar se presidenti rus Vladimir Putin javën e kaluar deklaroi se nuk kanë hequr dorë nga Projekti i tubacionit të gazit Rrjedha Turke, Karagol tha se: “Deklarimi i këtij opinioni, tregon se Rusia dëshiron të vazhdojë pozitivisht marrëdhëniet me Turqinë e cila është tregu më i madh pas Gjermanisë në eksportimin e gazit natyror të Rusisë. Në këtë kontekst mendoj se Rusia nuk do të dëshirojë të marrë pjesë në një projekt të energjisë që do të ishte në dëm të Turqisë”.

Ndërsa në lidhje me pretendimet se Projekti i linjës së tubacioneve të gazit natyror Rrjedha-2 Veriore e planifikuar për transportimin e gazit rus në Evropë do të jetë në dëm të shumë vendeve, Karagol thotë se në rast se kjo realizohet Evropa Lindore do të ndikohet negativisht por se Turqia nuk do të ndikohet nga kjo.

Ai theksoi se Projekti Rrjedha-2 Veriore ka ardhur në rendin e ditës si rezultat i kërkimeve të Rusisë për të eksportuar gazin natyror në Evropë.

“Rusia deklaron se këtë projekt dëshiron ta realizojë fillimisht me qëllim për të mundësuar sigurinë e energjisë së Evropës. Në këtë mendim arrijnë me pritshmërinë se në vitet e ardhshme Evropa do të rrisë konsumin e gazit duke ulur prodhimin. Por brendësia e këtij problemi më shumë se ekonomike përmban një ngarkesë politike e cila synon të çaktivizojë Ukrainën dhe do të ishte e drejtë që kjo të vlerësohej në këtë kuadër”, tha Karagol.

Pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Binali Yildirim dërguan më 12 qershor letër urimi për Ditën Kombëtare të Rusisë, zëdhënësi për media i Kremlinit Dmitriy Peskov më 15 qershor deklaroi: “Dëshirojmë të rikthehemi në normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë dhe në procesin e bashkëpunimit që ofron dobi reciproke por se edhe Turqia ka hapa që duhet të bëjë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button