Koordinatat e gabuara

Duke u ngjitur
Në një mal të padukshëm
Duke folur
Një gjuhë të pakuptueshme
Duke ecur
Në një rrugë pa krye
Në një kohë kur
Askush nuk beson në ty
Duke u tallur
Me ambiciet dhe motivet e tua

Në një vend
Ku armiku është maskuar
Sikurse shoku yt më i mirë

Aty ku një popull
Beson çdo gënjeshter
Ndërsa kur dikush
Flet të vërteten
E injorojnë në mënyrën
Më qesharake

Jeta e humbi vlerën e saj
Atë ditë kur paraja
U bë komandanti i botës

Do vij një ditë kur do hapet
Një derë e re,
Plot harmoni dhe buzëqeshje
Por çelësin e saj nuk do
Të mund ta shikojnë të gjithë
Është e frikshme se çfarë
Mund të fshihet pas një
Buzëshjeje të vetme

Shkruar nga: Vilson Junça

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button