CIA: Kjo është strategjia e ISIS për të ardhur në Perëndim për sulme

Drejtori i Agjencisë Qendore të Intelegjencës (CIA) John Brennan të enjten para Kongresit tha se pjesëtarët e organizatës terroriste DAESH trajnojnë dhe tentojnë të shpërndajnë persona operativë në Perëndim për sulme të mëtejshme dhe se më shumë do të përqëndrohen në taktika guerile për të kompensuar humbjet e tyre territoriale, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç lajmërojnë mediat amerikane, në vërejtjet e përgatitura për Komitetin e intelegjencës së Senatit, Brennan theksoi se DAESH-i punon në ndërtimin e aparatit për drejtimin dhe inspirimin e sulmit ndaj armiqve të huaj, siç janë sulmet në Paris dhe Bruksel, për të cilat CIA beson se janë me direktivë të liderëve të DAESH-it.

“DAESH-i ka kuadër të madh të luftëtarëve perëndimorë të cilët mund të shërbejnë si persona operativë për sulme në Perëndim”, tha Brennan dhe shtoi se grupi me siguri punon në atë që personat operativë t’i kontrabandojë në vendet e Perëndimit, ndoshta përmes fluksit të refugjatëve ose mënyrave legjitime të udhëtimit.

Theksoi se DAESH-i gradualisht gjithnjë e më shumë po rrjetëson degët e tij, prej të cilëve dega në Libi “me siguri është më e avancuara dhe më e rrezikshmja”.

Brennan pohon se DAESH-i tenton të rrisë ndikimin e tij në Afrikë dhe se dega në Sinaj është bërë “grupi më aktiv dhe më i aftë terrorist në Egjipt”. DAESH-i u quajt “kundërshtar i fuqishëm”, por theksoi se koalicioni i kryesuar nga SHBA-të ka avancuar në luftimet kundër këtij grupi, i cili doemos duhej të dorëzonte një pjesë të madhe të territorit në Irak dhe Siri dhe ka humbur disa nga liderët gjatë sulmeve ajrore.

“Për fat të keq, përskaj përparimit në luftën kundër DAESH-it në fushëbeteja dhe në sferën financiare, përpjekjet tona nuk zvogëluan aftësinë terroriste dhe shtrirjet globale të grupit. Në fakt, siç rritet trysnia ndaj DAESH-it, ky grup rrit fushatën globale për të qëndruar dominante në axhendën terroriste globale”, konstatoi drejtori i CIA-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button