SHBA, vërtetohet edhe një teori e shkencëtarit të famshëm Einstein

Pas verifikimit të parë të teorisë së Albert Einsteinit të para 100 viteve në lidhje me ekzistencën e valëve të gravitetit nga shkencëtarët, në vrojtimin e dytë gjithashtu u konfirmuan valë të gravitetit dhe në këtë mënyrë u vërtetua Teoria e Relativitetit e shkencëtarit të famshëm.
Valët e gravitetit të cilat Einstein për herë të parë i ka vënë re në vitin 1916 u nxorrën në pah për herë të dytë.

Në vrojtimin dytë nga “Observatori i Valëve të Gravitetit me Interferometër Lazerik” (LIGO), për herë të dytë u regjistruan sinjale të valëve të gravitetit që mendohet se krijohen me përplasjen e dy vrimave të zeza.

Sipas deklaratës së astronomëve, është detektuar çifti i dytë i vrimave të zeza që gëlltisin njëra-tjetrën në largësi prej 1.4 miliard vite-dritë.

Vrima të zeza - bashkimi tyre
Vrima të zeza – bashkimi tyre

Në ngjarjen që deri më tani ndodh për herë të dytë, është regjistruar përplasja dhe gëlltitja e valëve të gravitetit dhe rrjedhimisht energjia të cilën kjo dukuri ka nxjerrë në formë të valëve të gravitetit.

Sipas deklaratës së shkencëtarëve, bashkimi i vrimave të zeza të cilat janë 8 deri 14 herë më të mëdha se dielli, ka nxjerrë në dukje një vrimë të zezë në madhësi 21 herë më të madhe se ajo e diellit.

Albert Lazzarini, zv/drejtori i Laboratorit LIGO të Institutit të Teknologjisë në Kalifornia (Caltech), në deklaratën në lidhje me këtë vrojtim theksoi se me detektimin e këtyre dy ngjarjeve brenda katër muajve, do të jetë e mundur të fillohet me parashikime se sa shpesh mund të dëgjohen valët e gravitetit në të ardhmen.

Akademiku në Unversitetin e Birminghamit i cili merr pjesë në punimet e LIGO-s, John Veitch tha se valët e detektuara janë vrima të zeza. Ai zbulimin e bërë e vlerësoi si vërtetim i bashkësisë së vrimave të zeza që pritet të zbulohen në të ardhmen.

Sipas teorisë së Einsteinit, e cila pohon se forca e gravitetit të trupave kozmikë është drejtpërdrejtë proporcionale me masën e tyre, objektet me masë të madhe siç janë vrimat e zeza kanë aftësinë e lakimit të kohës.

Teoria e Einsteinit e cila nuk u vërtetua deri në shkurt të këtij viti dhe sipas së cilës forca e gravitetit përhapet në formë valësh, u konformua pas 100 viteve me vrojtimin e realizuar shkurtin që lamë pas.

Vrima të zeza - bashkimi tyre
Vrima të zeza – bashkimi tyre

Teoria në lidhje me ekzistencën e valëve të gravitetit nga shkencëtarët pranohet si teoria më e përshtatshme për funksionimin e universit, ndërkohë që thuhet se ky zbulim i realizuar pas 100 vitesh do të ndihmojë në të kuptuarit e pjesës më të madhe të kozmosit i cili nuk mund të vrojtohet madje as me teleskopë.

Me vrojtimin e fundit u konfirmua vërtetësia e Einsteinit, i cili derisa hartoi Teorinë e Relativitetit pohoi se i tërë universi është i mbuluar me valë të gravitetit, dhe u hodhën poshtë të gjitha mendimet se kjo teori asnjëherë nuk do të mund të vërtetohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button