Vlerat e muajit të Ramazanit

Nga ky kënd mund të shohim se kemi të bëjmë me një urtësi mjaft të lartë të Perëndisë sepse Muhamedi a.s dhe muslimanët tanimë në shoqërinë e tyre nuk ballafaqoheshin me probleme të moralit dhe besimit, por me gjëra të përforcimit të shtetit dhe përhapjes së islamit edhe në vende tjera.
Duke patur parasysh këtë kompaktësi dhe moral të lartë që ishte i pranishëm në mesin e muslimanëve, qartazi dukeshte se kjo dritë do të mbretëronte jo vetëm gadishullin Arabik por edhe vendet tjera të largëta të këtij globit.

Shkruan: Haxhi Ibrahim efendi Shabani

Pasiqë muaji i shenjtë i Ramazanit simbolizon dhe pasqyron vlera të larta të përsosshmërisë shpirtërore, është e patjetërsueshme që të jemi vigjilent në sajimin e disa aspekteve dhe vlerave elementare të tij.

Fillimi i Shpallja së Kur’anit famëlartë:

Duke u nisur nga fakti se ky muaj simbolizon fillimin e shpalljes së Kur’anit famëlartë, duhet ditur se në këtë muaj të shenjtë shoqëria njerëzore përjetoi iluminizmin dhe renesansën më të lartë në të gjitha aspektet shoqërore.

Duke patur parasysh rëndëisnë dhe vlerën e lartë që kishte Kur’ani famëlartë nuk ishte rastësi që Zoti fuqiplotë filloi zbritjen e Ajeteve të para pikërisht në këtë muaj të bekuar.
Me vetë faktin që fjalët e para të cilët i zbritën Muhamedit a.s kishin kuptim imperativ nga fakti se pranimi i këtyre fjalëve nuk ishte e natyrë së lehtë.

Pasiqë kishim të bëjmë me fjalët e Zotit të cilat vinin nëpërmjet Melekut Xhibril, në të shumtën e rasteve në fytyrën e Muhamedit a.s vëreheshin shenja të lodhjes dhe mundimit, sepse vetë natyra e fjalëve kishin kuptim dhe rëndësi të cilat natyra e njeriuat të rëndomtë shumë vështirë do t’i kuptonte.
Gjëja tjetër që Muhamedi a.s ishte i obliguar ishtre edhe fakti i pakontestueshëm se ai ishte i obliguar që të njëjtat fjalë t’i kumtojë njerëzimit me qëllim që nxjerr njerëzimin prej errësirës në dritë.

Muhamedi a.s duke patur parasysh rëndësinë dhe peshën e këtyre fjalëve mundoheshte që në përpikshmëri t’u kumtojë të tjerëve, mirëpo ky angazhim dhe mund i tij në fazën fillestare ishte tejet i rëndë dhe me pak sukses.
Nga orvatjet e tij të shumta si dhe nga pamundësia e tij që menjëherë të bindet shoqëria në të cilën jetonte ai, në të shumtën e rasteve në fytyrën e tij janë vërejtur shenja të shqetësimit dhe brengosjes duke menduar se nuk është duke bërë maksimumin për të thirrë njerëzimin në rrugën e Zotit, mirëpo Zoti fuqiplotë i lehtësoi këtë situatë duke e porositur se profeti ynë është i obliguar që njerëzimit t’u transmetojë fjalët që i shpallen nga Zoti, kurse detyrën e udhëzimit dhe pranimit të këtyre fjalëve e ka përsispër Allahu xh.sh.

Strukturimi dhe mëvetësimi i shoqërisë myslimane

Ky realitet mund të sajohet me faktin që në këtë muaj të shenjtë ndodhi lufta e Bedrit e cila paraqet betejën dhe triumfin e parë në kohën e Muhamedit a.s.
Pasiqë kjo betejë në masë të madhe gëzoi dhe kurajoi muslimanët, në anën tjetër ishte një shenjë mjaft serioze ndaj pabesimtarëve arab se fitorja dhe triumfi nuk janë çdo herë çështje të definuara dhe apsolute.
Kjo ngjarje mjaft e rëndësishme në historinë njerëzore ka rëndësi dhe vlerë të lartë sepse pas kësaj muslimanët e vërtetuan qasjen e tyre serioze në krijimin dhe konstituimin e shtetit të Medines.

Mirëpo, jo vetëm kaq por njëherit kjo betejë në këtë muaj edhe më tepër përforcoi shpirtërat e muslimanëve për një bashkim dhe vëllazërim ndërmjet fiseve dhe familjeve të ndryshme.
Tendenca e atyre për të nivelizuar apo lokalizuar këtë dritë e cila tanimë kishte filluar në Medinen e ndritshme u tregua si i pasuksesshhëm dhe jo dobiprurës, kurse ballafaqimi i tyre fizik me musliamnët në këtë betejë ishte një vërtetësi e dukshme se aspekti i forcës dhe i përgatitjhes luftarake nuk mund të jetë një garancë që gjithnjë siguron fitoren dhe ngadhnjimin.

Pra tani në periudhën e Medines edhe shpallja e Ajeteve Kur’anore kishin një kuptim dhe përmbajtje tjetër nga ajo e Mekës, sepse fushëveprimi i tyre ishte i koncentruar në drejtimin e hartimit të dispozitave dhe akteve normative të jurisprudencës, e që kishte për qëllim formimin e shëndoshë të strukturave dhe institucioneve themelore të qytetit-shtetit të Medinës.
Nga ky kënd mund të shohim se kemi të bëjmë me një urtësi mjaft të lartë të Perëndisë sepse Muhamedi a.s dhe muslimanët tanimë në shoqërinë e tyre nuk ballafaqoheshin me probleme të moralit dhe besimit, por me gjëra të përforcimit të shtetit dhe përhapjes së islamit edhe në vende tjera.
Duke patur parasysh këtë kompaktësi dhe moral të lartë që ishte i pranishëm në mesin e muslimanëve, qartazi dukeshte se kjo dritë do të mbretëronte jo vetëm gadishullin Arabik por edhe vendet tjera të largëta të këtij globit.

Kompaktësia dhe barazimi i masës njerëzore:

Për barazinë e klasave shoqërore nuk do të mund të bisedonim nëse nuk do të kishte qenë Kur’ani dhe sistemi Islam.
Prandaj kur flasim për këtë barazi, duhet të kemi parasysh se deri në atë kohë anembanë botës e në veçanti në gadishullin Arab ishte e njohur në masë të madhe padrejtësia, jobarazia dhe antagonizmi i hapur ndërmjet klasave të ndryshme shoqërore.
Aq më tepër kur dihet se kjo padrejtësi u konvenonte masës e cila në mënyrë të padrejtë ishin të favorizuara dhe gëzonin privilegje, kjo situatë me të vërtetë ishte e paduruar dhe nuk gëzonte asnjë popullaritet nga masa e gjërë e njerëzimit.
Me fillimin e zbritjes së Kur’anit famëlartë pikërisht në këtë muaj filluan që të përmirësohen mardhëniet dhe raportet ndërnjerëzore drejt një pozitiviteti dhe përparimi të dukshëm.

Kompaktësia dhe barazia në mënyrë të qartë shihet në muajin e Ramazanit, sepse forma e dhe mënyrë e fillimit dhe mbarimit të Ramazanit është e njëjtë për të gjithë, pra nuk ka asnjë privilegj i pasuri nga i varfëri.
Nëse i rrekemi Ajeteve dhe dispozitave të cilat flasin për Ramazanin dhe përkujdesjen e masës së varfër, do të shohim se dukshëm stimulohet masa e pasur që të jep kontributin e tij maksimal në drejtim të shpërndarjes së pjesës së pasurisë së tyre masës e cila ka më së shumti nevoja materiale dhe jetësore.
Andaj duke u mbështetur në këto gjëra duhet konkluduar se shoqëria Islame është një tërësi e cila lumturia dhe kënaqësia maksimale arrihet kur e tëra është e lumtur ashtu sikurse organizmi njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button