Policia e Berlinit konfiskoi drogë me vlerë prej tre milionë euro

Policia e Berlinit njoftoi se ka arrestuar dy persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi gjeti 80 kilogramë heroinë, vlera e së cilës shkon deri në tre milionë euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga policia theksojnë se heroina është importuar në Gjermani dhe është konfiskuar të premten. Është vendosur në pluhur për ëmbëlsira të mbështjella me fletë metalike, të paketuara në valixhe në bagazhin e një automjeti.

Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar një shtetas 36 vjeçarë i Libanit i cili dyshohet për trafikim të drogës, së bashku me 23 vjeçarin i cili posedon nënshtetësi libane dhe gjermane dhe i cili akuzohet për tregtinë e lëndës narkotike.

Ndërkohë është në arrati një libanez 46 vjeçarë i cili lidhet me këto raste. Në përputhje me ligjet gjermane për privatësinë, emrat e të dyshuarve nuk janë bërë publike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button