Jennifer Aniston, më në fund ka një lajm shumë të bukur në një kohë shumë të keqe

Jennifer Aniston, më në fund po provon lumturinë më të madhe në jetë. Përfundimisht, në moshën 47-vjeҫare ajo është në pritje të fëmijës së parë.

Lajmin e ka publikuar ekskluzivisht revista In Touch, burime të afërta të së cilës konfirmojnë se Jen dhe bashkëshorti i saj, Justin Theroux, do të bëhen prindër për herë të parë: “Është shtatzënë” – ka thënë për revistën një mik i ҫiftit: “Ajo dhe Justin janë në ekstazë për këtë pritje të mrekullueshme që u ka dhuruar jeta. Jen ka vite që e dëshiron shumë një fëmijë nga Justin. Lajmi për këtë shtatzëni erdhi në një kohë të keqe për Jen, sepse ajo sapo ka humbur të ëmën. Megjithatë, kjo surprizë shtatzënie e ka kthyer dhimbjen në lumturi.”

Në fotot e publikuara në revistën ‘InTouch’, aktorja shfaqet bashkë me Justin Theroux në plazhin e Bahamas, veshur me rroba banje. Edhe barku ka filluar t’i duket paksa i rrumbullakosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button