Shefi i Interpolit në Bosnjë: Ja pse nuk arrestohet Hashim Thaçi

Shefi i Interpolit në Bosnjë e Hercegovinë ka deklaruar se Hashim Thaçi, derisa të jetë kryetar i Kosovës, nuk do të arrestohet, sepse Interpoli në Lion ka vendosur që të mos merret me këtë çështje.

Branislav Pavloviq, në intervistën për televizionin rajonal N1, transmeton b92, përcjell Koha.net, ka thënë se fletë arresti për Thaçin është shpallur para dhjetë vjetësh e tani nuk është aktiv për shkak të imunitetit.

Ai ka shtuar se kjo, megjithatë nuk do të thotë se vendi që e ka shpallur fletë arrestin ka hequr dorë nga ai.
“Është vendosur që ky fletë arrest dhe të gjitha informatat lidhur me këtë, të mos procedohen derisa personi të jetë në funksionin që është me imunitet. Që nuk do të thotë se shteti që e ka shpallur fletë arrestin ka hequr dorë nga ai”, ka thënë ai.

 Ai ka sqaruar se Interpoli nuk do të merret me këtë çështje derisa ai person të merret me me funksionin që e ushtron aktualisht.

Thaçi në fund të majit ka qenë në Sarajevë për të marrë pjesë në mbledhjen plenare të samitit “Bërdo-Brioni”.

Pas kësaj, ministri i sigurisë së B e H-së Dragan Mektiq ka thënë se forcat e sigurisë së këtij vendi nga selia e Interpolit kanë marrë informatën se është stornuar fletë arresti për Thaçin dhe se në Sarajevë ishte vepruar konform këtij stopimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button