Ishinger: Maqedonia të quhet Maqedoni

Në vend të njërit, BE duhet të dërgoje tjetër eurokomesar në Maqedoni me autoritet dhe urdhër – për ta zgjidhur problemin në Maqedoni. Thotë shefi i Sigurisë së Munihut Volfgan Ishinger në një intervistë për DW në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

Pas dy dekadash të mbushura me shpresë, në demokracitë e reja në Evropën lindore dhe juglindore kohëve të fundit ekziston një tendencë krejtësisht tjetër siç është: nacionalizëm i forcuar, kufizim mediash, qeveri autoritare. A ekziston këtu ndonjë skemë?

“mendoj se relativisht ekzistojnë njolla shumë të errëta, por edhe disa pika të kthjellëta. Për shembull, në përgjithësi gëzon fakti i zhvillimit në Serbi. Ajo që politika Serbe nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiq, arriti ta bëje, si të distancimi nga retorika antishqiptare, antikosovare, dhe te zgjasë dorën, është përparim nëse i marrim parasysh ngjarjet e 15 vjetëve të fundit. Por, keni te drejte, regjionin e tëre ne përgjithësi duke kyçur këtu dhe Kosovën, Maqedoninë, madje dhe anëtaren e UE-së, japin shkas për shqetësim”, shprehet Ishinger.

Duhet patjetër të konstatojmë se politika për zgjerim e UE-së dhe NATO-s, politika fqinjësore e BE-së e të tjerë nuk i dhanë rezultatet që ne prisnim para 15 ose 20 vjetësh?

“Pikërisht ashtu, unë besoj në recetën e vjetër, në këto shtete ku ka interes për qasje në UE të ju porositet Ë duhet ta keni të qartë, çmimin e anëtarësimit për në Union Evropian i cili thotë të mbaroni gjitha kontestet që keni me fqinjët. Vetëm nëse mund të prezantoheni pa asnjë bakterie te vetme kontestuese qoftë territorial, etnik, fetar, ose kontest financiar, keni mundësi te pranoheni në Unionin Evropian. Atë patjetër ta kuptojmë seriozisht dhe te hyjmë ne regjion. Por dhe anëtare te BE-së Greqia duhet patjetër njëherë te ofroj një kompromis te vogël për Maqedoninë ,qe me ne funde të quhet që sipas meje duhet të quhet, pra Maqedoni”, thotë Ishinger, transmeton Portalb.

Sipas jush çfarë është e rëndësishme në Maqedoni për ngjarjet aktuale që po ndodhin?

“Përsëri do të filloj me lajme pozitive, lajm i mirë është tërheqja e abolimit në Maqedoni. Nga aspekti im, me atë u arrit parakusht i rëndësishëm për bisedime, për marrëveshje mes qeverisë së deritanishme dhe opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve. Është mirë se Qeveria gjermane emëroi për përfaqësues special ambasadorin, Johanes Hajdëll, të cilin e vlerësoj shumë, dhe i cili disa herë ishte në Shkup. Gjithashtu do të ishte mirë që BE të ndikonte në këtë proces jo vetëm nëpërmjet, një komesari, pastaj një tjetri, por nëpërmjet një personi të rangut të lartë. Nëpërmjet dikujt që nuk do ta bëjë përkohësisht, por që deri ne fund do ta zgjidhë problemin”, përgjigjet Ishinger.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button