Gara për rektor të UKM-së, Jankullovski dhe Novkovski finalistë

Dekani aktual i Fakultetit të Medicinës dhe profesori për kirurgji, Nikolla Jankullovski dhe ish ministri i Arsimit dhe profesori i Fakultetit të Shkencave Natyrore, Nenad Novkovski, janë dy kandidatët që ngelin në garën finale për rektor të ri të Universitetit “Shën Kiril dhe Metodi” (UKM). Kështu vendosi sot udhëheqësia e rektoratit të UKM-së, njofton Portalb.

Për dy kandidatët të cilët hyjnë në finalen për zgjedhje të rektorit të ri të universitetit, senatorët vendosin me vota të fshehta. Për rektor të ri të UKM-së, janë paraqitur gjashtë profesorë. Nga gara u eliminuan, dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike Atanas, Koçov, profesori nga Fakulteti i Pylltarisë Kole Vasilevski, profesoresha nga Fakulteti i Ndërtimtarisë, Elena Dumova – Jovanovska dhe profesori nga Fakulteti i Teknologjisë dhe Metalurgjisë Aleksandar Dimitrov.

Studentët, sot nuk janë lejuar që të hyjnë në seancën e rektoratit, edhe pse statuti e parasheh që seancat të mbahen në publik. Ata nuk kanë asnjë përfaqësues, edhe pse është e paraparë që në votimin e fshehtë të merr pjesë kryetari i Parlamentit Studentor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button