Prej sot aviolinja Beograd-Ohër

Në aeroportin e Ohrit “Shën Apostol Pavle”, sot do të zbresë aeroplani i parë i “Er Serbia” me çka zyrtarisht do të emërohet vendosja e aviolinjës Beograd-Ohër.

Në ngjarje është paralajmëruar prania e menaxherit të përgjithshëm të TAV Maqedoni, Zoran Krstevski, drejtori ekzekutiv kryesor i “Er Serbia” për lidhje dhe marrëdhënie me Qeverinë, Branimir Maloviq dhe kryetari i komunës së Ohrit, Nikolla Bakraçeski.

Vendosja e kësaj aviolidhje pritet të kontribuojë në zhvillimin e turizmit dhe në rritjen e numrit të turistëve nga Serbia, por edhe nga shtete tjera evropiane me të cilat aeroporti i Beogradit ka lidhje direkte. Gjithashtu, qytetarët e Maqedonisë do të kenë mundësi më të volitshme të udhëtojnë deri në Serbi dhe deri në shtetet evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button