Ekspozitë me fotografi për ndërtimet e Serbisë në veri

Iniciativa Qytetare për Veprim të mërkurën në ora 11:00 para qeverisë së Kosovës organizon ekspozitë me fotografi. Përmes kësaj ekspozite do të prezantohen ndërtimet dhe kolonizimi që Serbia e ka bërë dhe po vazhdon ta bëjë në veri të Kosovës, dhe në anën tjetër shtëpitë e djegura dhe të shkatërruara të shqiptarëve, të cilët Serbia i ka dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe ua ka djegur e shkatërruar ato.

Në njoftimin e Iniciativës Qytetare për Veprim thuhet se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për kthimin e shqiptarëve në veri, deri sot nuk ka ndarë asnjë cent për kthimin e mbi 15.000 shqiptarëve në veri, dhe as që ka ndonjë plan ta bëjë këtë.

Po ashtu u tha se Qeveria e Kosovës nuk po e garanton të drejtën për jetë, siguri dhe lëvizje të lirë e cila po pengohet përmes barrikadave që Serbia i ka vendosur atje

 “Serbia po ushtron agresion mbi veriun e Kosovës, i ka vrarë dhe dëbuar shqiptarët, e ka kolonizuar veriun, ka vendosur barrikada për pengimin e lirisë së lëvizjes me qëllim ndarjen e Kosovës. Qëllimi i Iniciativës Qytetare për Veprim është që të sensibilizojë opinionin publik dhe t’i bëjë presion qeverisë për gjendjen në veri, për planet kolonizuese që Serbia po i zbaton papengueshëm atje, dhe sjelljen e qeverisë së Kosovës ndaj veriut sikur të ishte pjesë e Serbisë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button