Anulohet takimi i grupit të punës për verifikimin e listës zgjedhore

Është anuluar takimi i parë i grupit të punës për verifikimin e listës së zgjedhësve të iniciuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, raporton Alsat-M.

Nga ky institucion nuk treguan arsyet e anulimit të takimit dhe as nuk njoftuan për ndonjë orar tjetër të paraparë për realizimin e tij.

Nga ana tjetër, asnjëra nga katër partitë politike nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen e përfaqësuesve të tyre në grupin e punës, ashtu siç ishte planifikuar.

Për këtë takim, dje njoftoi anëtarja e KSHZ-së, Silvana Boneva, sipas të cilës, tashmë ishte e sigurt se në takim do të merrnin pjesë përfaqësues të disa ambasadave të huaja në vend, të të gjitha partive politike, të institucioneve me bazë të dhënash për listën e zgjedhësve, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button