SHBA: Nuk ka përparim në përpjekjet për tranzicionin politik në Siri

Nuk ka përparim në përpjekjet për të aritur një tranzicion politik në Siri i cili do të fillonte më 1 gusht, ka deklaruar të hënën Departamenti Amerikan i Shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Me ambientin e tanishëm të krijuar është vështirë që opozita të kthehet në Gjenevë”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit, Mark Toner gjatë një brifingu me gazetarë.

Ndërsa situata në Siri është më e mirë se në të kaluarën, Toner tha se përkushtimi i plotë për të përmbushur afatet duhet të realizohet deri më datën 1 gusht, në mënyrë që të fillojë tranzicioni politik.

Toner tha më tej se SHBA-të janë duke punuar në drejtim të realizimit të tranzicionit politik për të shtuar se një gjë e tillë do të mund të realizohet vetëm përmes koordinimit me shtetet tjera.

Së fundmi SHBA-të paralajmëruan regjimin e presidentit Bashar al-Assad që gëzon përkrahjen e Rusisë të fillojë tranzicionin politik i cili nuk do të përfshijë presidentin sirian, ose në të kundërtën do të përballet me një qasje të re amerikane për dhënie fund të luftës qytetare.

Toner informoi se Sekretari i Shtetit, John Kerry të hënën bisedoi me homologun e tij rus Sergej Lavrov për mënyrën se si të arrihet tranzicioni politik ndërsa është biseduar edhe për shpërndarjen e ndihmave humanitare në qytetet e rrethuara në Siri pa u ndeshur me pengesa.

Ai tha më tej se janë duke pritur përgjigjen ruse lidhur me propozimin për përforcimin e marrëveshjes së armëpushimit në vende të caktuara në Siri siç janë Halepi ku grupet terroriste dhe opozita janë përzier mes vete dhe përballen me sulme të vazhdueshme nga regjimi.

I dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, kohët e fundit njoftoi se trupi ndërkombëtar nuk do të mbajë një raund tjetër bisedimesh për Sirinë derisa të dyja palët të bien dakord në parametrat për një marrëveshje të tranzicionit politik nga 1 gushti.

Bisedimet u ndërprenë në fund të prillit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button